Andrea Pirlo ka fjalë pozitive për Juventusin pas fitores së sotme 0-2 ndaj Sampdorias, sidomos për Federico Chiesan, autorin e golit të parë të takimit. Trajneri i bardhezinjve foli për Sky Sport pas suksesit të katërt radhazi, ku ndër të tjera tha:
“Chiesa na ka sjellë energji, freski dhe uri. Ai është përshtatur shumë mirë me kampionët e mëdhenj që kemi në skuadër. Ka bërë një kapërcim të madh, jemi shumë të kënaqur me ndeshjet që po luan.
Fitorja është gjëja më e rëndësishme për ne dhe ia dolëm ta menaxhonim shumë mirë këtë takim. CR7? Nuk është e thënë të shënojë në çdo ndeshje. Kur mbrojtësit tanë e bëjnë mirë detyrën e tyre, do të thotë që gjithë skuadra ka bërë mirë presing.
E bëmë një gjë të tillë gjatë gjithë ndeshjes, kjo është ideja që ne propozojmë. Kemi disa lojtarë që mund të luajnë në qendër të sulmit, ky është shkaku pse nuk u menduam për asnjë moment të merrnim një sulmues tjetër.
Për momentin jemi të kënaqur me kontingjentin që kemi. Juventusi po rritet, lojtarët po i përthithin mirë idetë e mia. Ndeshjet e para kanë qenë provë, tani kemi krijuar njëfarë fizionomie“, theksoi Pirlo. /abcnews.al