Ndërtimi dhe kultura evropiane e fshatit Vuno

schedule21:49 - 19 Gusht, 2018

schedule 21:49 - 19 Gusht, 2018

Gazetarja e Edicionit Veror Fjorda Llukmani zhvilloi sot një tjetër udhëtim historik në fshatin Vuno. Ajo u mikprit nga Vasili, i cili i foli për historinë e këtij fshati të ndërtuar mbi 600 vjet më parë me arkitekturë dhe kulturë evropiane.

“Këtu jam rritur, kam ardhur i vogël kam 45 vjet. Ky fshat është historik Më e mira do ishte të fliste një i moshuar, megjtihatë edhe unë di shumë. Ky fshat ka mbi 600 vjet dhe ndërtimi e kultura është evropiane. Edhe kultivimi i ullirit mund të jetë i kontrolluar nga agronomë të huaj ose nga bijtë e fshatit të studiuar jashtë. Ka patur rritje në turizëm, po i mungon infrastruktura, uji, drita ka munguar, vitet e fundit po rregullohen. Të pish gjithë ditën, mos punosh fare nuk je as për vete as për shtetin”.

Vasili e veçon këtë fshat për dijen dhe kulturën, por ajo që për të cilën mbahet kampion ky fshat është pastërtia e femrave dhe fiqtë e mirë.

“Ky fshat që kur ëhstë krijuar ka pasur deputetë, që në kohën e Venedikut thuhet. Ka pasur traditë shkollën, dijen, kulturën, pastërtinë. Në fshatin Vuno janë kampion për femrat e pastra dhe fiqtë e mirë. I djegur nga Gjermani pas shumë vitesh, vuri dorë qeveria dhe duket si fshatrat e Italisë dhe të Francës, si San Marino.

Kryeministri dhe i vogël është rritur këtu është nip nga Vunoi, është dhe Petrit Vasili dhe shumë  të tjerë. Të parët thonë sa aq i bukur ka qenë Vunoi pa u djegur sa edhe Ahmet Zogu e kishte në pullën e administratës”.

Ai tregon se Jala është perla e bregdetit, ku vijnë turista nga çdo cep vend i botës. /abcnews.al