Zlatan Ibrahimovic gjatë ditëve të fundit nuk ka bërë mirë, madje ka krijuar polemika pas atij sherri me Lukakun, por elozhet për të vazhdojnë.
Së fundmi është Bobo Vieri, ish-sulmuesi i Milanit e një sërë skuadrash të tjera në Serie A, që flet në lidhje me suedezin. Vieri tregon rëndësinë e madhe, që Ibrahimovic ka për Milanin dhe ecurinë e mirë të Milanit në të ardhmen.
“Edhe në moshën 39-vjeçare është bërë si shkollë për mbrojtësit. Është ende i pandalshëm kur shërbehet si duhet në metrat e fundit të fushës. Ka shifra mbresëlënëse dhe kontributi i tij i tejkalon golat.
Ai është një udhëheqës i vërtetë dhe e ngre shumë nivelin e stërvitjes. Nuk mund të ngatërrohesh me të në fushë, madje as gjatë javës. Zlatan ka karakter, karizëm dhe detyron pjesën tjetër të grupit të shkojë përtej mundësive të tyre.
Ndihmon shumë në rritjen dhe aktivizimin e të rinjve me Milanin. Kuqezinjtë për titull? Në këtë pikë ai ka për detyrë ta synojë deri në fund. Më pëlqeu merkato e dimrit, Mandzukic në veçanti, i jep thellësi të madhe skuadrës”, u shpreh Vieri. /abcnews.al