Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kida i uron ditëlindjen personit të shtrenjtë me një foto të rrallë nga fëmijëria

schedule14:33 - 30 Janar, 2021

schedule 14:33 - 30 Janar, 2021

Kida është një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar. Prej disa vitesh në tregun muzikor, Kida ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më në zë, e cila numëron një sërë hitesh.Gjithmonë shfaqet e kuruar deri në detaj, por jeni kuriozë se si dukej Kida para famës?

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka postuar një fotografi të rrallë nga fëmijëria në Instastory. Autorja e hitit “Drunk” i ka uruar ditëlindjen të atit, me një foto kur ka qenë e vogël, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.



Gëzuar ditëlindjen njeriut më të mrekullueshëm në botë! Miku im më i mirë, mbrojtësi im.”, shkruan këngëtarja. Kujtojmë që Kida është treguar shumë hermetike përsa i përket jetës personale, pasi dhe pse prej shumë vitesh një person publik, ajo ka refuzuar të flasë gjithmonë për çështjet e zemrës.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!