Sulmuesi i Juventusit, Weston McKennie, ka rënë pre e hajdutëve në Itali. Shtëpia e amerikanit ka qenë “preja” e radhës dhe gjithçka ka ndodhur ditën e mërkurë, kur lojtari ishte në fushë kundër SPAL-it të Etrit Berishës.
Sipas raportimit të “Sky Sport Italia”, grabitësit e kishin planifikuar që grabitja të përkonte me çerekfinalen e Kupës së Italisë, pasi e kishin të sigurt se ai nuk do të ishtë në shtëpi. Mësohet se ata kanë marrë veshje firmato, këpucë si dhe sende të tjera me vlerë të McKennie.
Hajdutët kanë hyrë në shtëpi përmes dritares së tualetit dhe kishin studiuar të gjithë fqinjët rreth e rrotull, në mënyrë që të mos i shqetësonin ato. Kujtojmë që kohët e fundit ka patur dhe raste të tjera grabitjesh, ku i fundit që e pësoi ishte sulmuesi i Fiorentinës, Franck Ribery. /abcnews.al