Pistë skish dhe aeroport sportiv në Korçë, Rama hap “thesin” e premtimeve: Gati fondet

schedule11:34 - 30 Janar, 2021

schedule 11:34 - 30 Janar, 2021

Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo i kërkoi kryeministrit Edi Rama mbështetje me fonde, 1 milion dollarë për ndërtimin e një aeroporti turistik sportiv në Korçë.

Shkon te një milion dollarë. Aeroport  turistik sportiv në fushë me bar dhe pastaj dora dorës të shohim si mund të rritemi“.

Pas këmbënguljes, Filo e mori premtimin e Ramës. “Po lëri këto, por nëse shifra që me dhe është reale, në rastin më të parë në 6 mujorin që do të rishikohet buxhet i ke fondin për aeroportin. Nëse shifra është më shumë do të t’i tregoj unë nga do i marrësh nga buxheti i Korçës për t’i çuar te aeroporti” tha ai.

Sot ai njoftoi një tjetër projekt të madh. “Po shikojmë një ndërhyrje për resortin e parë të skive në Shqipëri në Nikolicë, është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër. Por është e frikshme, unë kam parë një pistë skish që është modeste nga akomodimi.

Ajo është e përmbytur nga kërkesat. Imagjinoni të ketë 100 mijë shqiptarë që shkojnë në resortin e skive?“. Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat. “Në fundjavë duhet të bëhen detyrat e partisë. Mua më keni cdo ditë në televizor, frigorifer dhe lavatriçe“./ db/ Abcnews.al