Zgjedhjet në klubin e Barcelonës po afrojnë dhe të gjithë kandidatët vijojnë fushatat e tyre. Këtë gjë po bën dhe ish-presidenti, Joan Laporta, i cili deri më tani ka mbledhur plot 10.227 firma në peticionin e tij. Ai është i sigurt se, nëse zgjidhet ai president, Messi do të vijojë të qëndrojë, si dhe ka disa kritika për PSG-në.
“E ardhmja e Messit është përparësi. Presidenti i ri i Barcelonës duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të siguruar që historia e dashurisë mes Leos dhe Barçës të vazhdojë. Unë kam një avantazh ndaj kandidatëve të tjerë. Unë kam besim te Leo dhe Leo ka besim tek unë. Jam i bindur që ai mund të luajë për të paktën dhe tre vite në nivele të larta”, deklaron spanjolli.
“PSG? Asnjëherë nuk më ka pëlyqer qëndrimi i tyre. Ata kanë treguar mungesë respekti për Barcelonën.A mund ta mbyllin ata këtë operacion? Nuk e di. Ndoshta po, nëse arrijnë të shmangin rregullat e Fair Play Financiar”, përfundon Laporta gjatë një intervistë për “Corriere dello Sport”./abcnews.al