Oboti nën ujë, fëmijë me varkë drejt ambulancës, infermieri: Është në gjendje të rëndë

schedule20:42 - 29 Janar, 2021

schedule 20:42 - 29 Janar, 2021

Oboti i bashkisë së Shkodrës prej tre javësh ndodhet nën ujë. Banorët në këtë fshat e kanë të vështirë lëvizjen sidomos në rastin e ndonjë urgjencë shëndetësore.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije një fëmijë 2 vjeç e gjysmë i familjes Pemaj nga Oboti pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore në orët e mbrëmjes është transportuar me varkë nga banesa në drejtim të ambulancës për ta nisur për në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë Infermieri i zonës Vinçenc Gocaj ka bërë me dije se gjendja shëndetësore ishte e rëndë dhe ishte i domosdoshëm transportimi i tij drejt spitalit.

Gjendja e fëmijës është shumë e rëndë dhe u detyruam që në këtë situatë të udhëtojmë natën me varkë. Fëmija ka temperaturë të lartë, diarre dhe komplikacione tjera. Ne jemi të izoluar”, ka thënë ai.

Banorët janë të detyruar që të përballen me këtë vështirësi pasi rruga është e pakalueshme nga automjetet për shkak të nivelit të ujit. Për këtë arsye një banorët e izoluar në këtë fshat lëvizin me varkë mes shiut dhe stuhisë në orët e vona të mbrëmjes duke rrezikuar edhe jetën.

Ndërkohë në këtë fshat niveli i ujit është mbi një metër duke lënë të izoluara 100 familje. /abcnews.al