Reperi nga Teksasi, Martell DeRouen është qëlluar për vdekje në banesën e tij. 34-vjeçari, i cili është kushëri i Beyonce-s u gjet nga policia në shtëpinë e tij të martën ndërsa po kryente një kontroll.
Miqtë dhe familja e reperit me bazë në San Antonio, i njohur me emrin artistik Kardone, kërkojnë drejtësi ndërsa policia dyshon se pas krimit të rëndë qëndron 21-vjeçarja Sasha Skare.
Në vitin 2019, Skare u akuzua gjithashtu për një sulm të lidhur me vrasjen me armë zjarri të të dashurit të saj. Reperi ishte i njohur gjerësisht në zonën e tij si kushëriri i Beyoncé. /abcnews.al