Sindrit Guri do duhet të ndahet për disa muaj me futbollin për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ditën e djeshme ish-sulmuesi i Kukësi i është nënshtruar operacionit në gju dhe tani do të nisë fazën e gjatë të rikuperimit.
Po dje luajti edhe Oostende, skuadra e tij, që barazoi ndaj Standard Liege me shifrat 2-2. Golat për skuadrën e Gurit i shënoi Sakala Fashion. 23-vjeçari pas tyre bëri një gjest mjaft të bukur. Ai ia dedikoi të dy golat shokut të tij të ngushtë, Sindrit Gurit.
Sakala mori një fanellë të shkodranit dhe u drejtua nga kamera, duke i dhënë forcë kolegut të tij. Pas ndeshjes sulmuesi nga Zambia tregoi më shumë rreth gjestit.
“Dy golat e mi ia dedikoj Sindrit Gurit. Ai bëri një operacion mëngjesin e sotëm (dje). Ai është shoku im më i mirë dhe ne kalojmë thuajse çdo moment së bashku, në çdo ditë. Në të shkuarën Sindriti më ka inkurajuar mua dhe më ka mësuar të pres momentin sepse është një sulmues si mua.
View this post on Instagram
Kur mësova se do të operohet u mërzita shumë. Nuk i tregova atij se do e bëja këtë gjest, por i kërkova klubit një bluzë të tij. Besoja se do të shënoja dhe ia dola e bëra edhe dedikimin për të”, u shpreh Fashion. /abcnews.al