I shënoi eurogol Kukësit, dikur mesfushori i Apolonisë ishte kampion në shah

schedule11:15 - 29 Janar, 2021

schedule 11:15 - 29 Janar, 2021

Erisildo Smaçi, mesfushori me origjinë nga Lezha i skuadrës së Apolonisë, i shënoi një gol shumë të bukur Kukësit në stadiumin “Loni Papuçiu”, por në fund nuk festoi dot për shkak se skuadra e tij u mposht.

 

22-vjeçari, i diplomuar në degën e juridikut, ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se nuk di vetëm të luajë futboll. Adoleshent ai ishte i aftë edhe në një sport tjetër, atë të shahut.

Smaçi ka risjellë një kujtesë, kur shpallej kampion pesë vite më parë. Mesfushori arriti të mposhte gjithë rivalët, nga gjimnazet e Lezhës, dhe u shpall kampion në shah.

 

Sigurisht që atëherë luante futboll, në Akademinë Brian’s, për të kaluar më pas te moshat e Partizanit. Nga të kuqtë kaloi në ekipin e parë të Laçit dhe pati mundësinë të debutonte në Superiore.

Hapësirat i kishte të pakta dhe kurbinasit e huazuan te Shënkolli, në Kategorinë e Parë. Sërish me Laçin, 6 muaj, pastaj një dëmtim e la jashtë dhe humbi pjesën e dytë të sezonit. Tani prej dy sezonesh është pjesë e Apolonisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!