Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar zyrtarisht Policisë së Shtetit që të rikonsiderojë qendrimin e saj, dhe të marrë përsipër garantimin e plotë të sigurisë në stadiume. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Shulku, i ka dërguar letër zyrtare Policisë duke i kujtuar se ka detyrim nga Ligji i Sportit që të garantojë sigurinë në ndeshjet e futbollit, në Superligë apo në kategori të tjera.
Shulku premtoi se klubet do të angazhojnë polici private, e cila do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Shtetit, në mënyrë që gjithçka të shkojë pa probleme.
Ky reagim i Federatës ndodhi pas ndeshjes së parë të Superligës, mes Skënderbeut e Partizanit, e cila degjeneroi në dhunë, dhe ku u duk qartë se agjentët privatë të angazhuar nga klubi korçar nuk ishin në gjendje të siguronin rendin. /abcnews.al