E pazakontë paraqitet situata ditën e sotme tek Qendra e Konsultës në QSUT.
Radhë të gjata dhe pa distancë shohim tek qendra e konsultave, ndonëse vendi ndodhet në përballje me Covid-19. Radhët e gjata bëhet me dije se janë shkaktuar për shkak të problemeve me sistemin. Kështu janë shprehur qytetarët për gazetaren e ABC Ema Shazivari.
Situata raportohet se është e përsëritur, ndërsa më shumë probleme hasin qytetarët të cilët vijnë nga rrethet.
Lexo edhe: Bëri vaksinën, Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus
Ndonëse nga janari filloi vaksinimi i bluzave të bardha për koronavirusin në stadiumin “Air Albania”, ende bëhet thirrje që vigjilenca të jetë e lartë, për shkak se rreziku mbetet prezent.
Kujtojmë rastin e infeksionistit Pëllumb Pipero, i cili edhe pasi mori vaksinën rezultoi pozitiv për covid. Jo më larg se të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi 887 raste të reja dhe 11 humbje jetë nga koronavirusi.
/abcnews.al/