Armë dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 67-vjeçari në Fushë Arrëz

schedule10:43 - 29 Janar, 2021

schedule 10:43 - 29 Janar, 2021

Një 67-vjeçar në Fushë Arrëz është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje. Mësohet se J. D., banues në fshatin Dardhë u arrestua pasi policia, nga informacionet që kishte, kontrolloi banesën e tij.

Nga kontrolli u gjet një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë të cilat u seksuastruan.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!