Tre persona janë arrestuar nga policia Sarandës për vepra të ndryshme penale.
Shtetasi N. M., 42 vjeç, banues në Delvinë, është arrestuar nga uniformat blu pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 52 vjeçarin R. M., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa R. B., 18 vjeç, banues në Vlorë u arrestua pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Informacion: Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasi N. M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasve:
- R. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur ;
- R.B., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/