Basel ia ka dalë të marrë pikët e plota në ndeshjen kundër Sion në transfertë, pasi fitoi me rezultatin 2-3. Në fushë nga shqiptarët nga fillimi ishin Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova.
Amir Abrashi, i zyrtarizuar si prurja më e re e Basel një ditë më parë, nuk ishte as në stol. Goli i dytë i ndeshjes, në minutën e 25-të, ishte 100 për qind shqiptar.
https://streamable.com/0gkgxi
Edon Zhegrova krosoi nga një goditje këndi dhe me kokë Pajtim Kasami e dërgoi topin në rrjetë. Mesfushori me tipare sulmuesi nuk festoi, pasi luante ndaj ish-skuadrës së tij. /abcnews.al


