Lyrical Son feston ditëlindjen, bashkëshortja i shkruan disa fjalë zemre

schedule21:05 - 28 Janar, 2021

schedule 21:05 - 28 Janar, 2021

Lyrical Son ka arritur të bëhet një ndër reperët më të kërkuar të estradës shqiptare, falë projekteve të suksesshme që ka bërë deri më tani. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi feston sot 37-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale, urimet dhe dedikimet nuk munguan nga miqtë dhe kolegët e tij.

Por disa fjalë të ndjera ka shkruar dhe bashkëshortja e tij, Gresa Krasniqi, me të cilën është bashkë prej shumë vitesh dhe kanë dy vajza. Gresa ka publikuar disa momente të veçanta, ndërsa ka shkruar: “Në këtë ditë lindi një legjendë”.

 

“Dritë, shpirt, t’u gëzoftë zemra gjithë jetën, ashtu siç na gëzon neve ti çdo ditë. Të duam mistifo”, shtoi ajo në një tjetër postim. Përsa i përket muzikës, projekti më i fundit i Lyrical Son mban titullin “Ajo po don”, një bashkëpunim me MC Kreshën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!