Spanja fajëson Bashkimin Europian për vonesat e vaksinave

schedule19:24 - 28 Janar, 2021

schedule 19:24 - 28 Janar, 2021

Ministria spanjolle e Shëndetësisë fajëson Bashkimin Evropian për vonesat në shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19, duke detyruar rajonin e Madridit të ndalojë vaksinimin, raportoi gazeta El Mundo, duke cituar një dokument zyrtar.

Stoqet e vaksinave janë pakësuar, ndërsa autoritetet kanë ndaluar vaksinimin e më shumë njerëzve dhe janë përqendruar në dhënien e dozës së dytë për ata që tashmë janë vaksinuar.

Në një projekt axhendë për takimin e shefave rajonalë të shëndetësisë, qeveria fajësoi Brukselin për problemet, njoftoi El Mundo.

“Bashkimi Evropian është ai që negocion dhe nënshkruan kontratat, ai është përgjegjës për monitorimin dhe sigurimin e zbatimit të duhur të tyre, ” thuhet në dokumentin e qeverisë.

Programi i vaksinimit të BE, i cili mbetet pas Britanisë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, hasi probleme të reja javën e kaluar ndërsa kompanitë farmaceutike Pfizer dhe AstraZeneca njoftuan vonesat e prodhimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!