Skarlet Xhohanson, e njohur për rolin e Vejushës së Zezë, është klasifikuar nga revista amerikane “Forbes”, si aktorja më pasur për këtë vit. Pasuria e saj u shtua me më shumë se 40 milionë dollarë.
Scarlett Johansson është aktorja më e paguar për vitin 2018, sipas revistës amerikane “Forbes”. Këtë vit ajo katërfishoi të ardhurat që kishte në 2017, duke fituar 40.5 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e tyre erdhi nga roli i Vejushës së Zezë.
Pas Scarlett Johansson, në listën e aktoreve më të pasura për këtë vit, sipas Forbes, renditet e dyta Angelina Jolie, me 28 milionë dollarë dhe Jennifer Aniston në vendin e tretë me 19.5 milionë dollarë. Jennifer Laërence është e katërta në renditjen e Forbes për pasurinë, me 18 milionë dollarë.
Kjo renditje merr parasysh të ardhurat e yjeve te filmit për periudhën midis 1 qershor 2017 dhe 1 qershor 2018. Revista e famshme e ekonomisë dhe financave amerikane ka vërtetuar se Johansson ia mori vendin e parë aktores Emma Stone, e cila pas filmit ” La La Land “dhe çmimit Oscar për Aktoren më të Mirë, e mbylli 2017 para të gjithë kolegëve të saj. Por gjithçka ndryshoi këtë vit dhe Stone nuk është as në dhjetëshen e aktoreve më të paguara.
Ndërkohë, Scarlett Johansson do të rinisë punën për rolin ikonë të Vejushës së Zezë në “Avengers 4”, që do të dalë në vitin 2019. /abcnews.al