Agim Canaj rikthehet në pankinë. Pas disa kohësh në rolin e specialistit të futbollit në emisionin “Pressing” në ABC, vlonjati ka vendosur të veshë tutat e trajnerit, sikurse bëri një ditë më parë edhe Orges Shehi.
Canaj do të drejtojë skuadrën e Korabit në Kategorinë e Parë, pasi u largua Klevis Dalipi. Klubi dibran ka dalë me njoftim dhe shkruan: “Agim Canaj merr drejtimin e Korabit! Trajneri i ri u prezantua sot përpara ekipit. I urojmë suksese në vijim”.
Trajneri i njohur nuk ka drejtuar ekip që në verën e vitit 2019, pasi u largua nga Vllaznia që u ngjit në Superiore. Canaj në të shkuarën ka drejtuar ekipi si Dinamo, Lushnja, Shkumbini, Besa, Skënderbeu, Flamurtari, Gramozi, Bylisi, Kukësi dhe Tërbuni. /abcnews.al