Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj këtë të enjte në kuadër të rindërtimit ka qenë në Baldushk.
Nga Baldushku krybashkiaku ka komentuar dhe çështjen më të diskutuar të ditëve të fundit atë të përgjimeve të anti mafias italiane.
Veliaj në fjalën e tij ka theksuar se një çështje e tillë ngrihet dhe përflitet vetëm nga persona që janë të dëshpëruar dhe kërkojnë që të përbaltin Shqipërinë duke e quajtur vendi i mafiozëve.
“Nuk kemi parë politikë dhe i kujt është pasi mundohet që të gjendet dikush që të thotë se nuk është ndihmuar por një gjë e tillë nuk tolerohet. Puna e mirë disa i xhelozon, disa i komplekson, puna e mirë që disa njerëz të shqetësohen dhe të thonë se unë që skam punuar nuk do të vlerësohem por ky nuk është faji ynë, ato shikojnë sondazhet që po shkojnë në pus dhe fillojnë me sajesa, me mashtrime për të përbalt Shqipërinë.
Nuk përbaltet Shqipëria në 80 ditë fushatë të thuash se është vendi i vendi i mafiozeve për çdo tallagjari që që flet në telefon dhe bën fantazitë e veta që nuk janë takuar kurrë, do të thotë që të jesh i dëshpëruar, nuk i ngushëllojmë dot, nuk është faji jonë që kishin 40 deputet dhe i çuan zero nuk është faji ynë që kishin 25 bashki dhe i çuan zero. Nuk është faji ynë që shumica e popullit punon dhe do që të ecë përpara. Unë besoj se me të gjithë shokët e mirë që kemi do të ecim para. Mbi PS-në dhe PD-në është njezirllëku”, ka thënë Veliaj./abcnews.al