Georgina dhe Cristiano kapen “mat”, çifti thyen rregullat e Covid për ditëlindje

schedule14:38 - 28 Janar, 2021

schedule 14:38 - 28 Janar, 2021

Juventus arriti të fitonte me rezultatin 4-0 mbrëmjen e djeshme kundër SPAL në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, duke avancuar kështu në gjysmëfinale. Për këtë takim Cristiano Ronaldo nuk ishte grumbulluar nga trajneri Pirlo dhe portugezi shfrytëzoi në maksimum rastin për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Geoginës.

Çifti udhëtoi drejt zonës së Courmayer për të festuar së bashku 27-vjetorin e modeles, por një “InstaStory” i ka nxjerrë ato zbuluar. Zona ku ata ndodheshin për momentin është ende portokalli, çka nënkupton se lëvizjet jashtë saj nuk lejohen vetëm për arsye pune.

 

Postimi në “Instagram” që u fshi më vonë nga Georgina

Sipas raportimit të “La Stampa”, policia italiane po kryen hetimet për këtë çështje. Mësohet se Cristiano dhe Georgina përveç qëndrimit në hotel kanë bërë dhe një xhiro me një motor bore në zonën e Val Veny. Ata ende nuk janë gjobitur, por kjo është vetëm çështje kohe, pasi gjoba prej 400 eurosh për secilin pritet të mbërrijë në ditët e ardhshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!