U mendonte e thjeshtë dhe ashtu ndodhi. Juventusi fitoi 4-0 në shtëpi përballë Spal, duke ia dalë të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të ketë përballë Interin e Contes.
https://streamable.com/wd7204
Andrea Pirlo përfitoi të bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa Etrit Berisha e nisi si titullar me Spain e Serie B, që objektiv sezonal ka rikthimin në elitën e futbollit italian.
Bardhezinjtë fituan një penallti nëpërmjet VAR-it në minutën e 16-të dhe Alvaro Morata nuk gaboi përballë kapitenit të kombëtares shqiptare.
https://streamable.com/mhma1s
17 minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Dejan Kulusevski dhuroi “show” në krahun e djathtë, më pas një asist për Gianluca Frabotta dhe “predha” e mbrojtësit 21-vjeçar përfundoi në rrjetë.
Në pjesën e dytë pati festë edhe për Kulusevskin e Federico Chiesan, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 78-të dhe 94-t. E vetmja gjë negative e mbrëmjes ishte dëmtimi i Bernardeschit në fundin e pjesës së parë. /abcnews.al