Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon djemtë e Gian Piero Gasperinit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
https://streamable.com/2ad9mu
Barat Gjimshiti zhbllokoi takimin në minutën e shtatë. Ky ishte goli i parë sezonal për mbrojtësin e Atalantës. Lazio reagoi dhe gjeti barazimin me anë të Vedat Muriqit.
https://streamable.com/zl5cle
Kërcim i bukur me kokë dhe topi në rrjetë, teksa edhe ky ishte goli i parë sezonal për bomberin dardan. Në minutën e 34-t erdhi edhe goli i avantazhit për Lazion.
https://streamable.com/2hmlhs
Francesco Acerbi ndërmori një inkursion të bukur dhe mposhti Gollinin. Vendasit reaguan menjëherë dhe rikthyen baraspeshën tre minuta më vonë.
https://streamable.com/0pinj4
Luis Muriel lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe dhuroi një asist perfekt për Ruslan Malinovsky. Ukrainasi goditi saktë dhe barazim 2-2 në Bergamo.
Pjesa e dytë nisi keq për skuadrën vendase. Jose Palomino u largua me të kuqe pas një faulli të kryer si lojtar i fundit, por Atalanta nuk u dorëzua, madje mori zjarr. Aleksey Miranchuk gjeti rrugën e rrjetës katër minuta më vonë.
Vendasit nuk e ndjenë shumë inferioritetin numerik dhe në minutën e 66-të patën shansin të mbyllin takimin, por Duvan Zapata dështoi nga pika e bardhë (Pepe Reina priti goditjen e kolumbianit).
Lazio tentoi deri në fund të barazonte sfidën, por nuk ia doli dot. Gjimshiti me shokë thyen sulmet e miqve dhe festuan kalimin në gjysmëfinale. /abcnews.al