Arlind Ajeti u transferua te Reggiana shtatorin e kaluar. Ish-mbrojtësi i kombëtares numëron 12 ndeshje deri tani me ekipin e Serie B, teksa gjeti golin e parë me ekipin italian ditën e shtunë.
Reggiana fitoi 2-1 në shtëpi përballë Vicenzas dhe sfida u zhbllokua nga mbrojtësi dardan në minutën e 18-të. Ajeti realizoi me kokë pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë.
View this post on Instagram
Përveç golit të shënuar, 27-vjeçari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në prapavijë, çka ndikoi që të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së 19-të të Serie B. /abcnews.al