Viktimat e tragjedisë së urës Morandi përcillen sot në banesën e fundit. Në nder të tyre gjatë ditës do të mbahet një ceremoni, e organizuar nga shteti italian. Në homazhet në kompleksin Fiera di Xhenova pritet të marrin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe ndoshta presidenti Serxho Matarela. Celebrimi do të bëhet nga arqipeshkvi i Xhenovës, kardinali Anxhelo Banjasko dhe do të zhvillohen nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Marko Buçi. Ura Morandi u shemb të martën e 14 gushtit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. /abcnews.al
Itali/ Ceremonia mortore e viktimave, të pranishëm ministrat e Presidenti
schedule20:58 - 17 Gusht, 2018
schedule 20:58 - 17 Gusht, 2018
