I jepet lamtumira shqiptarit, grekët: Si nisi sherri nga plagosja e vëllait, autori u arratis në atdhe

schedule17:25 - 27 Janar, 2021

schedule 17:25 - 27 Janar, 2021

27-vjeçari shqiptar Mario Metaj që u ekzekutua dy ditë më parë në Patra është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Familja, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën të riut që u vra pas një konflikti. Autori i vrasjes së 27-vjeçarit që punonte në një hotel ende nuk është kapur, por vetëm shoku i tij që dyshohet se e nxiti, nuk ka pranuar që të flasë.

Por ku po hetohet?

Autoritetet greke po hetojnë në lidhje me një hakmarrje të mundshme, pasi 10 ditë më parë vëllai i viktimës ishte qëlluar më thikë në Patra. Grupi hetimor dyshon se konflikti mes palëve ka vijuar dhe hakmarrja përfundoi me një të vdekur.

Autoritetet greke dyshojnë se autori i vrasjes, që është identifikuar se është nga Shqipëria mund të jetë arratisur për në atdhe pas krimit. Dje, policia kreu kontrolle në shtëpitë e personave të përfshirë ku u gjetën sasi të vogla kanabisi.

Në shtëpinë e autorit të krimit në qendër të Patras, u gjetën dy armë, një sasi e vogël hashashi dhe një peshore precize, ç’ka të nxjerr të pista e dytë, nëse vrasja mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë përplasje për pazare droge./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!