Nga Maksi Rama
Po plotësohen 10 ditë nga firmosja e peticionit online nga studentët që kërkojnë hapjen e auditorëve të universiteteve, firma e të cilit së bashku me kërkesat i janë dorëzuar Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Studentët shprehen se nëse nuk do marrin përgjigje pozitive për rikthimin në auditorët e universiteteve, mund të bojkotojnë mësimin online dhe sezonin e provimeve.
Agred Tafaj, përfaqësues i “Studentët Denoncojnë” shprehet se pas takimit të zhvilluar të premten me zv.ministren, Mira Rakacolli kanë shpresë për përgjigje pozitive.
“Nga bashkëbisedimi që bëmë me zonjën Rakacolli ajo, na tha se do të jetë dhe garantja jonë ndaj dhe po presim përgjigje”, ka thënë ai.
Nesër përmbushet afati 10 ditor që studentët I kanë lënë Komitetit të Ekspertëve për të marrë përgjigje për hapjen e auditorëve të universiteteve. në të kundërt të rinjtë mund të bojkotojnë provimet. /abcnews.al