Dita e sotme është e veçantë për Georgina Rodriguez, pasi ajo feston ditëlindjen. Partnerja e futbollistit, Cristiano Ronaldo mbush 27 vite dhe nuk kishte se si të mungonin urimet dhe surprizat.
Por padyshim urimi i veçantë ishte ai i CR7, i cili ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet të dy të përqafuar.
“Urime për dashurinë e jetës time”, ka shkruar Ronaldo, ndërsa nuk mungojnë komentet e ndjekësve të shumtë të tij.
View this post on Instagram
Sakaq, futbollisti u kujdes që edhe ta surprizonte Georginës, duke i dhuruar trëndafila.l.k/abcnews.al