NYT pushon nga puna gazetaren pas një mesazhi për Biden

schedule13:31 - 27 Janar, 2021

schedule 13:31 - 27 Janar, 2021

Mesazhi i skandalit u publikua të martën e 19 janarit, me pamjen e avionit që transportonte Joe  dhe Jill Biden, i cili sapo ulej në pistë, ndërsa komenti ishte: Drithëruese. Autorja e këtij mesazhi është Lauren Wolfe, gazetare me dhe reportere shumë e ndjekur në Twititer – me më shumë se 90 mijë ndjekës, e njohur për reportazhet për të drejtat e njeriut e sidomos për trafikun ndërkombëtar të grave dhe fëmijëve në Amerikën e Jugut dhe Kongo.

Pak orë pas këtij pas mesazhi, New York Times me anë të një telefonate lajmëroi Wolfe për ndërprerjen e bashkëpunimit. Gazetarja iu drejtua ndjekësve të saj duke i thënë se kishte humbur punën në kohë pandemie, dhe menjëherë isjin me qindra mesazhet e solidaritetit për atë që u cilësua si një reagim i ekzagjeruar i NYT.

Shumë lexues u shprehën madje se ky ishte veprimi i fundit që mungonte, për të humbur totalisht besimin tek e përditshmja amerikane.

Vetë Wolfe iu drejtua sërish Tuiterit për t’i bërë apel njerëzve që të mos merrnin shkas nga ajo që i kishte ndodhur, për të anuluar abonimin.

New York Timeds me anë të një deklarate zyrtare sqaroi se nuk ishte një mesazh i vetëm në Twitter arsyeja e këtij vendimi. Por kjo ishte e disata herë që gazetarja e vendoste punëdhënësin e saj në një pozitë të vështirë në rrjetet sociale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!