Dy të tretat e njerëzve në botë i shohin ndryshimet klimatike si emergjencë globale. Mediat e huaja bëjnë me dije se në kyadër të një sondazhi të zhvilluar së funhmi me të gjithë pandeminë që ka “pushtuar” botën, trajtimi i ngrohjes globale është dhe gjetja kryesore e opinionit publik.
Mbi një milion njerëz nga 50 vende të botës morën pjesë në sondazh.Gati gjysma e tyre ishin të moshës 14 deri në 18 vjeç.
Sipas sondazhit, konservimi i pyjeve dhe tokave është zgjidhja më e popullarizuar për trajtimin e çështjes.
Sondazhi u organizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit dhe organizatorët pyetjet i shpërndanë përmes reklamave në aplikacionet e lojërave mobile në 50 vende.
“Njerëzit janë të frikësuar, i shohin zjarret në Australi dhe Kaliforni, i shohin stuhitë e kategorisë pesë në Karaibe, i shohin përmbytjet në Azinë Juglindore”, tha Cassie Flynn, këshilltare strategjike e UNDP-së.
Sondazhi u realizua midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar./abcnews.al