Rastet e koronavirusit në mbarë botën kanë tejkaluar 100 milionë.
Pothuajse 1.3% e popullsisë së botës tani është infektuar me COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe më shumë se 2.1 milion njerëz kanë humbur jetën.
Një person është infektuar çdo 7.7 sekonda, mesatarisht, që nga fillimi i vitit. Rreth 668,250 raste janë raportuar çdo ditë gjatë së njëjtës periudhë, dhe niveli global i fatalitetit është rritur në 2.15%.
Vendet e prekura më shumë nga pandemia – Shtetet e Bashkuara, India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara COVID-19 por përfaqësojnë 28% të popullsisë globale, sipas një analize të Reuters.
Bota iu deshën 11 muaj për të regjistruar 50 milion rastet e para të pandemisë, krahasuar me vetëm tre muaj që rastet të dyfishoheshin në 100 milionë./abcnews.al