Real Madrid po bën maksimumin për të ulur harxhimet dhe për balancuar humbjet e klubit me qëllim shmangien e një krize të thelë financiare, siç po ndodh te Barcelona gjatë këtyre muajve.
Ndërkohë, problem në Madrid janë kontratat e Sergio Ramos dhe Lucas Vasquez. Bashkëpunimi me ta përfundon në verë dhe oferta e parë e bërë ndaj dy yjeve është refuzuar.
Për Ramos mësohet se ka interes nga PSG e klube të tjerë. Mbrojtësi, ashtu si Vasquez kanë të drejtë të negociojnë pa lejen e klubit për ofertat që i vijnë, por duket se Perez e ka zgjidhjen dhe asgjë nuk bëhet pa miratimin e tij.
Marca zbulon një pakt mes klubeve të mëdha të Europës në lidhje me lojtarët në fund të kontratave. Asnjë klub nuk do të negociojë me lojtarin pa marrë lejen e Realit në këtë rast.
Kështu, madrilenët e kanë ende situatën në dorë dhe lojtarët nuk mund të largohen pa mbyllur negociatat me klubin. Nëse marrëveshja nuk arrihet, PSG dhe klubet e tjerë mund të ndërhyjnë për të dy lojtarët. /abcnews.al