Artisti i njohur në “Refleksione”: Në Shqipëri pati disidencë të vetëdijshme dhe pavetëdijshme

schedule21:05 - 26 Janar, 2021

schedule 21:05 - 26 Janar, 2021

Artisti i njohur shqiptar Vladimir Myrtezai deklaroi se në Shqipëri ka pasur disidencë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Myrtezai sqaroi se koncepti i disidencës lind bashkë me artistin. Mes të tjerash ai tha se artisti është përthyerje e realitetit dhe është një ndërgjegje e pastër.

“Koncepti i disidencës lind bashkë me artistin, mendoj unë. Artisti është përthyerje e realitetit dhe është një ndërgjegje e pastër. Pikërisht për këtë është në atë territor që bën pjesë, që hulumton, është i pa menaxhueshëm dhe vjen si një refleks që e nxjerr vetë brendia e tij.

Në këtë mënyrë dua të them se ka pasur disidencë, por është e vetëdijshme ose e pavetëdijshme, pasi një artist jo gjithmonë vjen në shina të vetëdijes, sepse vetë procesi krijues është një pikë zjarrmie në të cilën njeriu tenton mos të jetë i kontrolluar. Atëherë kemi të bëjmë me art,” deklaroi ndër të tjera Myrtezai në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!