Alex Sandro ishte lojtari i fundit i skuadrës së parë të Juventusit që vazhdonte të ishte pozitiv për Covid-19. Pas lajmit të shërimit të De Ligt e Cuadrado, sot vjen edhe radha e brazilianit.
COVID 19 – Guarito Alex Sandro
➡️ https://t.co/6k0BxMvyWM pic.twitter.com/xOqFSgJ3em— JuventusFC (@juventusfc) January 26, 2021
Latini i është nënshtruar dy testeve të njëpasnjëshme dhe ka rezultuar negativ, duke konfirmuar shërimin e plotë nga Covid-19.
Lajmin e mirë e njofton vetë klubi bardhezi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se mbrojtësi do të bashkohet me skuadrën në stërvitjen e nesërme. /abcnews.al