Andi Lila, futbollisti që synon të marrë një mandat deputeti në siglën e PD, në zgjedhjet e 25 prillit ka shpalosur objektivat e tij. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Andi Lila shkruan se synon krijimin e Ministrisë së Sportit e cila do të funksionojë më vete. Ai shprehet se kjo ministri duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti.
Platforma e Andi Lilës
Objektivi i politikës së re për sportin: Krijimi i Ministrisë së Sportit.
Ministria e Sportit duhet sepse:
- Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit.
- Duhet të koordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptarë (KOKSH) dhe Federatat sportive për përmirësimin e cilësisë sportive në Shqipëri.
- Do të jetë struktura e cila do të përcjelle vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit.
- Do të ndihmoj në përmirësimin e akteve ligjore të federatave sportive.
- Do të kontribuoj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e laboratorëve të specializuar.
- Do të ndërtoj politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vende të tjera.
- Do të mbikqyrë rreptësisht ngritjen e KAS-it Shqiptar nga KOKSH me qëllim ky organizëm gjyqësor që ti shërbej dhënies së DREJTËSISË.
/mv.abcnews.al