Një pasagjer ajror, bëri një rreng anonim për një alarm për bombë drejt fluturimit të tij, për shkak se nuk e arrinte dot në kohë.
Librashitësi Jacob Meir Abdellak, telefonoi policinë tetë minuta para se avioni i tij të nisej nga aeroporti i Londrës për në Los Anxhelos. Autoritetet u detyruan që të shtynin fluturimin me 90 minuta, për të rinisur kontrollet e tyre të sigurisë. Abdellak arriti në aeroport shumë më vonë se ç’lejohej dhe filloi të bëhej agresiv me stafin e agjencisë ajrore kur e ndaluan që të kalonte nëpër filtrat e tyre.
Investiguesit zbuluan numrin e telefonit nga i cili u bë telefonata për alarmin e rremë dhe gjurmuan librashitësin. Ai pranoi se numri ishte tij, por me pretendimin se kishte humbur kartën SIM disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Ai u akuzua me përhapje paniku për shkak të shpërndarjes së informacioneve të pa vërteta duke vënë në rrezik jetët e njerëzve. Abdellak u dënua me 10 muaj burg dhe një gjobë rreth 169 euro kundrejt personave që “dëmtoi” me veprimet e tij.
Personat përgjegjës për sigurinë e fluturimeve u shprehën se ata i trajtojnë shumë seriozisht kërcënimeve ndaj fluturimeve të tyre dhe se punojnë gjithmonë me policinë për të mbajtur një stabilitet sigurimi në çdo kohë./abcnews.al