Xi Jinping paralajmëron për “luftë të ftohtë” me SHBA-në, nëse vijohet politika e Trump

schedule09:35 - 26 Janar, 2021

schedule 09:35 - 26 Janar, 2021

Presidenti i Kinës, Xi Jinping , ka paralajmëruar Joe Biden, se ai rrezikon të hapë një luftë të re të ftohtë nëse vazhdon me politikat e paraardhësit të tij, Donald Trump.

Ai i bëri thirrje presidentit amerikan që mos të lejojë krijimin e grupeve kundër Kinës, pasi një përpjekje e tillë nuk do të mënjanonte vendin e tij nga rrjetet globale ekonomike dhe teknologjike, por do të nënkuptonte nisjen e një lufte të ftohtë.

“Formimi i grupeve të vogla ose fillimi i luftërave të reja të ftohta në skenën botërore; përjashtimi, kërcënimi dhe frikësimi i të tjerëve, sanksionet vetëm do ta shtyjnë botën drejt ndarjes”, tha presidenti kinez.

Tensionet midis SHBA dhe Kinës arritën kulmin  nën udhëheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, i cili zhvilloi një luftë  tregtare kundër Pekinit dhe fajësoi qeverinë kineze për pandeminë COVID-19.

Në vitin 2020, ekspertët paralajmëruan se SHBA dhe Kina duket se ishin në prag të një lufte të re të ftohtë që mund të ketë pasoja të mëdha për ekonominë globale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!