Reshjet e shiut dhe të borës kanë vijuar edhe gjatë orëve të fundit në vendin tonë. Në rrugën e Dardhës trashësia e borës arrin deri në 5-8 cm.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjetet borë pastruese po punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Gjithashtu për shkak të motit të keq autoritetet vendase bëjnë thirrje shoferëve që nga km 7 deri tek i 13 të përdorin zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla.
Ndërsa në akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa problem. /abcnews.al