Shifrat e larta të infektimeve, pneumologia: Virusi është individual, ndikon edhe gjendja psikologjike

schedule08:11 - 26 Janar, 2021

schedule 08:11 - 26 Janar, 2021

Pneumologia, Silvana Sadria ka folur për shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve në vend nga Covid-19.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka thënë se shumë persona ngatërrojnë simptomat e Covidit me ftohjen, por që për mjekët kjo gjë nuk përbën problem.

Sipas Sadrias, kjo situatë i ka bërë njerëzit edhe më të ndërgjegjëshëm ndaj shëndetit të tyre, pasi interesohen edhe më tepër.

“Personat që e kanë pasur me ikjen e nuhatjes kanë qenë me fat se virusi aktivitetin aty e përqendron. Në momentin që shfaqet në mushkri aty shfaqen problemet. Kjo i ka bërë edhe më të ndërgjegjëshëm personat pasi pyesin për shëndetin e tyre.

Ky virus është shumë individual, një viroz që shfaqet tek njëri nuk mund të shfaqet tek tjetri. Kam kuptuar që ndikon shumë edhe gjendja psikologjike, mënyra se si e përballon.

Lodhja, këputja ka të bëjë. Shumë pacientë që e kanë kaluar ndjejnë lodhje. Prandaj edhe ne sugjerojmë aktivitet fizik për tu rikthyer në normalitet.

Pjesa e vitaminave njerëzit duhet të kuptojnë që duhet ta marrin gjithë vitin, nuk do shërojnë virusin, pasi nuk kalon për 10 ditë”, u shpreh doktoresha. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!