“Hasani i yni, por i duhet kohë”, Daja: Ishim më mirë me 10 vetë, Teuta s’na rrezikoi

schedule19:08 - 25 Janar, 2021

schedule 19:08 - 25 Janar, 2021

Partizani nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim 1-1 me Teutën sot në Durrës, duke mos mundur t’i afrohen Vllaznisë në krye të renditjes. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i të kuqve, Ilir Daja, i cili konfirmoi afrimin e Ferhan Hasanit.

“Bëmë ndeshje të mirë në fillim kur edhe shënuam dhe pasi mbetëm me 10 lojtarë kishim raste për të fituar. Jam i kënaqur me mentalitetin sepse nuk u dorëzuan kur ishim me 10 lojtarë, por administruan topin dhe dolën lart me kombinacione.

Nuk kishin shumë situata para porte. Na rrezikuan vetëm në goditje standarde. Bardhi është lojtar që punon shumë gjatë goditjeve standarde dhe mungesa e tij ndikoi sepse në pozicionin e tij e morëm golin e Krasniqit. Nuk kemi mungesë cilësie sepse jemi sulmi i dytë më i mirë i kampionatit.

Pas Vllaznisë jemi ne për më shumë gola. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga goditjet standarde, por po të mos ishim mirë në sulm, s’do fitonim as faulle në atë zonë. Na është shtuar Çinari, që është si blerje dhe Junior po rritet shumë. Melo në dy-tre ndeshjet e fundit ka luajtur shumë mirë, kështu që them se jemi mirë në sulm.

Ferhan Hasani? Dihen vlerat e tij, por do i duhet kohë për të rikuperuar formën dhe për t’u përshtatur me manovrën tonë. Shumë alternativa në sulm? Shpresoj që të tilla halle të kemi. Josa te Kukësi? Nuk më vjen mirë që lëvizen kaq shumë trajnerë. Josa është trajner me shumë vlera, por ne fokusohemi te Partizani”, përfundoi Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!