Turqia merr 6.5 milionë doza të tjera të vaksinës kineze

schedule08:31 - 25 Janar, 2021

schedule 08:31 - 25 Janar, 2021

Rreth 6,5 milionë doza të vaksinës kineze SinoVac do i dorëzohen sot Turqisë, pas marrëveshjes më të fundit.

Njoftimin e bëri Ministri i Shëndetësisë në Turqi sipas të cilit “Në përputhje me akordin e blerjes, dërgesat e vaksinave do të vazhdojnë normalisht”.

Vaksinimet masive filluan në Turqi në 14 janar, pasi sasia e parë prej 3 milionë dozave të vaksinave të zhvilluara nga SinoVac, mbërriti më 30 dhjetor.

Më vonë, u miratua ngarkesa e dytë me 10 milionë doza. Mbi 1,23 milionë njerëz, kryesisht punonjës shëndetësorë dhe persona të moshuar, janë vaksinuar që prej 14 janari, ndër të parët ishte edhe presidenti Erdogan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!