Një italian 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë shqiptare pasi tentoi të kthehej në Itali me nje sasi droge të marrë nga nga Shqipëria. Por ai u zbulua gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e së mërkurës. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të prapakolpit u gjetën rreth 6 kilogramë e 105 gramë marjuanë. Në pranga u vu Piero Mormina banues në Itali. Dosja për të i kaloi prokurorisë./abcnews.al
Kapet italiani me 6 kg mariuanë në Durrës
schedule10:09 - 16 Gusht, 2018
schedule 10:09 - 16 Gusht, 2018