Fitore me përmbysje dhe tre pikë fantastike për Lazion. Bardhekaltrit mposhtën 2-1 Sassuolon në “Olimpico”, duke siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Miqtë e nisën shumë mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e gjashtë me anë të Francesco Caputos. Lazio reagoi dhe riktheu baraspeshën në minutën e 25-të.
Sergej Milinkovic-Savic përfitoi nga një goditje këndi dhe mposhti me kokë portierin e Sassuolos. Goli i fitore erdhi në minutën e 71-të dhe atë e realizoi Ciro Immobile.
Veprime të bukura të Marusic në krahun e majtë dhe diagonale e saktë e bomberit italian, i cili gjeti golin e 13-të në Serie A për këtë sezon. Lazio ndan vendin e gjashtë me Napolin dhe kreu është 9 pikë larg. Vetëm 4 minuta lojë për Vedat Muriqin (u fut në fushë në 86′).
Pak orë më parë u luajtën edhe takimet Hellas Verona-Napoli dhe Genoa-Cagliari. Triumf fantastik 3-1 i Hellas ndaj skuadrës së Gattusos, ndërsa Genoa mori tre pikë jetike për mbijetësën falë suksesit 1-0. /abcnews.al