24 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi.
Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 334 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 151 980 të prekur.
Ndërkohë 288 pacientë ndodhen të intubuar, mosha mesatare e të cilëve është 68-vjeç.
Sakaq numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka arritur në 5654 viktima, 3330 e të cilëve janë burra.
/abcnews.al/