Çmimi “Mjeshtër i Madh”, Meta dekoron “Katër muskëtjerët”

schedule13:32 - 24 Janar, 2021

schedule 13:32 - 24 Janar, 2021

Figurat e sportit të dekoruar nga presidenti Ilir Meta në javët e fundit janë të shumtë. Nëse deri më tani vëmendjen e kishte fituar futbolli, ku para pak ditësh u dekorua Shkëlqim Muça, tani stafetën e merr mundja.

Presidenti i Republikës sot ka dekoruar me çmimin “Mjeshtër i Madh” ish-mundësit dhe trajnerët Fuat Bardhi, Alfred Bardeli, Hysen Omi dhe të ndjerin Shkëlqim Troplini, i cili u nda nga jeta javë më parë për shkak të Covid-19.

POSTIMI I METËS – Mundja është një disiplinë sportive, që e edukon rininë me disa nga cilësitë më të mira të shoqërisë njerëzore: ndershmërinë, integritetin, disiplinën, këmbënguljen dhe punën.

Një meritë për transmetimin e këtyre vlerave tek gjeneratat e reja, për përgatitjen e mundësve të dalluar, si dhe për zhvillimin e këtij sporti burrëror e me tradita kombëtare kanë “Katër Muskëtjerët”, Fuat Brahi, Alfred Bardeli, Shkëlqim Troplini dhe Hysen Omi.

Të katër kampionë dhe trajnerë të rezultateve të shkëlqyera, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat sportive ndërkombëtare, në një periudhë të vështirë për vendin, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për mundjen shqiptare, për punën e palodhur dhe rezultatet e larta të arritura, brenda e jashtë vendit, i vlerësova me Titullin e lartë dhe të merituar “Mjeshtër i Madh”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!