Conor McGregor zhgënjeu të gjithë fansat e tij këtë mëngjes, pasi u mund që në raundin e dytë nga Dustin Poirier. Amerikani e kontrolloi shumë mirë takimin dhe arriti të fitonte me KO, duke mos i dhënë asnjë mundësi irlandezit.
Poirier ishte shumë mirë me goditjet me këmbë, aq sa e ka lënë me pasoja McGregorin edhe pas sfidës. Conor është parë duke dalë nga stadiumi me paterica dhe duke çaluar, duke pranuar se këmba e tij nuk është në një gjendje shumë të mirë.
“Great job.”
Even behind closed doors, the respect remains.
[ #UFC257 | #InAbuDhabi | @VisitAbuDhabi ] pic.twitter.com/qshtjNgEMJ
— UFC (@ufc) January 24, 2021
“Këmba ime është e komplet e vdekur. Edhe pse e ndjeva se mund ta kontrolloja, ajo është komprementuar shumë keq”, deklaron McGregor, për të cilin kjo ishte humbja e pestë në karrierë. /abcnews.al