Arlind Ajeti, pas rikuperimit, u rikthye titullar me fanellën e Reggiana. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare u shfaq menjëherë protagonist, duke shënuar golin e parë në triumfin 2-1 kundër Vicenza.
Mbrojtësi realizoi pas një krosi, me një goditje me kokë, dhe ky ishte goli i tij i parë në Serie B. Në të shkuarën ai ka shënuar në Serie A, me fanellën e Frosinone dhe Torino.
Për herë të fundit Ajeti kishte realizuar kur ishte pjesë e Grasshopper në Zvicër, në mars të vitit 2019. Mbrojtës ka edhe një gol me Shqipërinë, realizuar në një miqësore kundër Katarit në vitin 2016. /abcnews.al