Në verë Inter dhe Real Madrid arritën akordin për transferimin e Achraf Hakimit në Itali për shifrën e 40 milionë eurove me 4 këste nga 10 milionë. Inter është në krizë financiare dhe deri tani nuk ka paguar asnjë cent për marokenin.
Kjo i shtyn mediet të dyshojnë dhe sot në Itali u shkrua në lidhje me kërkimin e një garancie nga ana e Real Madrid për pagesën e parave, ose në të kundërt lojtari mund të kthehet në Madrid.

Pas këtij lajmi Real Madrid ka reaguar në mënyrë zyrtare dhe ka mohuar kategorikisht këto thashetheme dhe thekson se nuk cenohen marrëdhëniet me klubin e Interit.
“Në lidhje me informacionin e publikuar nga Corriere dello Sport në lidhje me tensionet e pretenduara midis klubit tonë dhe Inter Milan, Real Madrid CF dëshiron të deklarojë se një informacion i tillë është plotësisht i rremë.
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 23, 2021
Real Madrid nuk ka proceduar në asnjë moment për kërkesë garancie nga Inter Milan, siç thuhet në botim. Kushtet e transferimit të lojtarit te Inter janë të vendosura në marrëdhëniet e zakonshme dhe normale kontraktuale midis klubeve.
Dhe më shumë në këtë rast me Inter Milan, me të cilin Real Madrid gjithmonë ka mbajtur dhe mban marrëdhënie të shkëlqyera si një klub historik dhe mik”, shkruhet në deklaratën e Real Madrid. /abcnews.al


