Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, vazhdon të jetë i infektuar me Covid-19. Tashmë ka kaluar një javë nga lajmi se ai dhe Theo Hernandez rezultuan pozitiv me koronavirus. Testi i francezit ishte pozitiv i rremë dhe i është bashkuar pjesës tjetër të grupit.
Nga ana tjetër turku po vazhdon karantinën në shtëpinë e tij, por ka konfirmuar se është më mirë se në ditët e para. Në një postim në “Instagram”, Calhanoglu tregon gjendjen e tij shëndetësore dhe motivon shokët e skuadrës para përballjes së rëndësishme me Atalantën.
“Së pari iu falenderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Ditët e para ishin paksa të vështira, por tani ndihem më mirë dhe jam ende i izoluar në shtëpi. Sonte do ta mbështes ekipin tim nga shtëpia dhe shpresoj që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Forza Milan”, shkruan Hakan, krahas një fotoje në tryezën e tij. /abcnews.al

